Pamje nga sulmi me sistemin raketor HIMARS/ Ukrainasit vrasin 12 oficerë rusë – Putin i nervozuar që S-400…

min lexim

Mediat ndërkombëtare raportojnë se 12 oficerë rusë janë vrarë nga një sulm me vetëm një raketë të realizuar nga Forcat e Armatosura të Ukrainës – duke i shkaktuar humbje të mëdha okupatorit me armët amerikane që së fundmi u janë dorëzuar

Sulmi me raketë kishte për objektiv komandën në aeroportin Chornovaivka në afërsi të qytetit të okupuar Kherson, dhe aty mbetën të vrarë të paktën një gjeneral, një kolonel dhe 12 oficerë.

Ky sulm ishte kryer me sistemin e avancuar raketor amerikan HIMARS, që së fundmi Shtetet e Bashkuara ia dhanë ukrainasve. Në video shihet momenti i shpërthimit të kësaj baze, e në kanalet e ndryshme ruse në Telegram, thuhet se Putin është i nervozuar që sistemit raketor rus S-400 nuk po mund të mbrojë forcat e tij.

Ky lajm dhe videoja vjen në kohën kur Ukraina ka zbuluar planin për një ofensivë në shkallë të gjerë, që do të zmbrapste rusët nga territori i Ukrainës – duke angazhuar një milion ushtarë.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Olekssi Reznikov zbuloi se presidenti Volodymyr Zelensky, i ka dhënë urdhrave gjeneralëve të hartojnë planin për sulm dhe të përpilojnë listën e pajisjeve që do t’ju duhen për ta kryer me sukses sulmin.

Reznikov theksoi se puna e tij më pas do të jetë takimit me aleatët perëndimorë, ku nga ta do të kërkojë armë siç është vepruar në rastin e sistemit raketor amerikan HIMARS.

“Jemi popull i botës së lirë dhe kërkojmë drejtësi dhe çlirim. Kemi afërsisht 700 mijë trupa të armatosura dhe kur i shtojmë gardën nacionale, policinë, rojat kufitare – jemi rreth një milion”, shtoi ai për Times.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Në ShBA kërkohet që të miratohet shitja e pilulave kontraceptive pa recetë

Story i radhës

DaBaby arrin në Kosovë, shfaqet me shumë të madhe parash në duar gjatë aterimit në Aeroportin e Prishtinës

Të fundit nga