Qendra Rajonale e Menaxhimit të Krizave (QRMK) – Tetovë, njoftoi se mbrëmë pas reshjeve të dendura të shiut që filluan rreth orës 20:00, që përfshinë Tetovën dhe rrethinën e saj, përveç rrugëve kryesore të qytetit, janë vërshuar edhe bodrumet dhe garazhet e shtëpive.
Nga QMK njoftuan se menjëherë ka filluar edhe ndërhyrja nga institucionet kompetente.
Reshjet e mbrëmshme shkaktuan mbyllje të rrugës që të çon nga stadiumi te kazerma dhe shumë rrugë të tjera.
Përveç rrugëve të qytetit, në gjendje kritike ka qenë edhe fshati Gjermë.