Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës, ka publikuar pamjet nga aksionet ushtarake që sollën çlirimin e një pjesë të rajonit të Khersonit.
Në video shihet ofensiva e ushtrisë ukrainase në rajonin e Khersonit, ku u përdorën dronë e armë tjera moderne për të mposhtur forcat pushtuese.
Ukrainasit shihen të pozicionuar dhe me ndihmën e dronëve identifikojnë, lokalizojnë dhe hedhin në erë konvojin e mjeteve luftarake të rusëve.
E operacione të tilla ushtarake, ukrainasit po i zhvillojnë edhe në rajone tjera të këtij vendi, ku në disa edhe i detyruan rusët në masë të madhe të tërhiqen.
Ato vende që po i çlirojnë, banorët e frikësuar po i presin me lule e përqafime si dhe me lot në sy, nga gëzimi i madh që janë dëbuar forcat pushtuese.
Pamjet mund t’i ndiqni KETU