Pamje nga beteja e ashpër për Vovchanskun, ukrainasit futen derë më derë duke kërkuar ushtarët rusë

1 minut lexim

Pamjet nga ajri të filmuara me dron, shfaq betejën e ashpër mes ukrainasve dhe rusëve  në verilindje të Vovchanskut.

Regjimenti ukrainas Cunami që është pjesë e Brigadës Lyut, ishin futur në një fshat duke bërë pastrim derë më derë.

Pavarësisht se nuk kishte mbetur pothuajse as edhe një shtëpi pa u dëmtuar nga sulmet ruse, ukrainasit ishin të vendosur t’i dëbojnë trupat e Putinit nga ky fshat.

Të ndihmuar nga operatorët e dronëve që i udhëzonin, këmbësoria ukrainase shtinte me armë dhe granata dore në rrënojat e shtëpive të shkatërruara, nëpër të cilat ishin fshehur ushtarët rusë.

Në videon e postuar më poshtë shihen edhe dëmet që ia kanë shkaktuar ushtrisë ruse, ku artileria dhe dronët kamikazë të ukrainasvee nuk lanë as edhe një tank apo autoblindë ruse që nuk e shkatërruan në Vovhansk.

Ukrainasit vazhdimisht konsultoheshin me operatorët e dronëve “që kishin sy në qiell”, dhe u tregonin nëse janë të rrezikuar nga ndonjë ushtar që mund të ishte fshehur.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Goran Temenugov: Bekteshi ministri më i mirë i sektoreve ekonomike

Story i radhës

Resmije Juniku: Gazeta ‘Bota sot’ ishte dhe mbetet dritarja më e ndritshme e shqiptarëve

Të fundit nga