pamje forcat ruse bombarduan me zjarr qytetin e mykolaiv 6225a3b3d0369

Pamje/ Forcat ruse bombarduan me zjarr qytetin e Mykolaiv

March 7, 2022
1 minut lexim

Raportet po tregojnë për një sulm rus në qytetin e Mykolaiv pranë Detit të Zi në Ukrainën jugore, shkruan The Guardian, transmeton Bota sot.

Forcat ruse thuhet se bombarduan qytetin me zjarr artilerie të hënën në mëngjes, vetëm një ditë pasi trupat ukrainase i larguan nga kufijtë e qytetit.

Pamjet që pretendojnë të tregojnë një breshëri të rëndë artilerie kundër Mykolaiv u ngarkuan në Tëitter nga reporteri i New York Times, Michael Schwirtz.

“Nga këndvështrimi im, unë mund të shihja ndezje nga sulmi që ndriçonin qiellin e natës përgjatë një pjese të madhe të qytetit,” thotë Schwirtz së bashku me një klip 10 sekonda.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Oleksandr Senkevych, konfirmoi raportet në një mesazh të postuar në Facebook, duke shkruar se trupat ruse kishin shënjestruar ndërtesat e banimit në qytet dhe ndau një video të një blloku banesash të përfshirë nga flakët.

“Ka shumë predha në qytet që nuk shpërthyen… mos u afroni, mos i ngrini dhe mos u përpiqni t’i lëvizni vetë,” paralajmëroi Senkevych.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ukraina dhe rusia pritet te vazhdojne bisedimet 6225a211d50b6
Story i mëparshëm

Ukraina dhe Rusia pritet të vazhdojnë bisedimet

parashikimi i motit per kete jave 6225a3bc27d4c
Story i radhës

​Parashikimi i motit për këtë javë

Të fundit nga

ShkoLartë