Pamje: Edi Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

February 11, 2025
1 minut lexim

Një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama ka dalë në një lidhje direkte në rrjetet sociale në rubrikën “Sy m’sy” ku ai u përgjigjet komenteve të ndryshme të bëra nga qytetarët në rrjetet e tij sociale.

Por video-live u ndërpre papritur, pasi kryeministri i acaruar për shkak se transmetimi kishte probleme u pa duke përplasur tavolinën dhe duke sharë “F**k you”.

Pak çaste më vonë kryeministri ka hapur një lidhje tjetër live, dhe është shprehur se ai është njeri pansionant, ndaj ka edhe shpërthime të tilla.

Ky episod nuk ka kaluar pa u vënë re në nga mediat, ndërkohë që komentuesit në rrjetet sociale të kryeministrit janë habitur nga sjellja e tij.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Takim i Mucunskit me përfaqësues të Këshillit evropiano-australian të biznesit: Thellim i bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Australisë

Story i radhës

Osmani nga Parisi: Momente si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë