pamje e re e gmail behet e detyrueshme per te gjithe perdoruesit 636bdc412990e

Pamje e re e Gmail bëhet e detyrueshme për të gjithë përdoruesit

November 9, 2022
1 minut lexim

Kalimi i përhershëm i përdoruesve të Gmail në pamjen e re do të fillojë këtë muaj.

Në një postim publikuar ditën e Marte, Google tha se do të hiqte opsionin që kthente përdoruesit tek pamja e vjetër e Gmail dhe tashmë të gjithë duhet të mësohemi me sfondi blu të lehtë, tekstin Google Sans dhe Dizajnin Material 3.

 

Gmail Enabling Chat Meet

Google e quan pamjen e re të Gmail një ndërfaqe të integruar sepse vjen me opsionet Mail, Chat, Spaces dhe Meet në panelin anësor të majtë. Duke mbajtur shigjetën e kursorit mbi këto opsione, shfaqen menu të vogla pop-up dhe klikimi mbi to bën që aplikacioni të zërë tërë ekranin.

Nëse butonat shtesë ju shpërqendrojnë, atëherë mund të çaktivizoni Meet dhe Chat nga menuja Settings. Kjo kursen hapësirë në panelin anësor dhe jep një pamje të më pastër vetëm për Gmail.

Google filloi testimin e ndërfaqes së re në muajin Shkurt dhe gradualisht ka ftuar përdoruesit ta testojnë. Pamje e re u bë opsione në Korrik ndërsa tani ky ndryshim do të jetë i përhershëm. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kur konsiderohet flirtimi tradhti 636bdad87e510
Story i mëparshëm

Kur konsiderohet flirtimi tradhti?

gjykimi per rastin me vrasjen e henbollistit kroat denis tot vazhdon me 22 nentor 636bdc7d511d4
Story i radhës

Gjykimi për rastin me vrasjen e henbollistit kroat Denis Tot vazhdon më 22 nëntor

Të fundit nga

ShkoLartë