Pamje apokalipstike! Stuhia përmbyt kazinotë dhe hotelet, rrugët shndërrohen në lumenj

1 minut lexim

Një stuhi e fortë ka goditur qytetin më të famshëm të argëtimit në botë, Las Vegas në SHBA. Për pasojë u përmbytën edhe kazinotë e qytetit.

Sipas informacioneve të “wall Street Journal”, “qyteti i mëkatit” nuk ka mbetur i paprekur nga kushtet e vështira atmosferike që kanë prekur rajonin më të gjerë.

Hotelet dhe kazinotë përgjatë Bulevardit Jugor të Las Vegas, i njohur si The Strip, u prekën nga shirat dhe përmbytjet.

Nga pamjet shihet se uji pikonte nga tavani në Planet Hollywood Las Vegas Resort & Casino, si dhe Sportsbook në Circa Resort & Casino.

Njëkohësisht nga erërat e forta janë shkulur disa pemë, ndërsa rrugët u kthyen në lumenj, brenda një periudhe 60-90 minutash.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Babel Finance humbi 280 milionë dollarë fonde konsumatorësh duke tregtuar kriptomonedha

Story i radhës

De Ketelaere lojtar i Milanit, ja kur do të zyrtarizohet

Të fundit nga