Palestinezët organizojnë tubim në shenjë solidariteti me gratë e burgosura në burgjet izraelite

October 31, 2022
1 minut lexim

Palestinezët organizuan një tubim në qytetin Gaza për të treguar solidaritet me gratë e burgosura në burgjet izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë tubimit të mbajtur para zyrës së Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, protestuesit mbanin parulla duke bërë thirrje për më shumë presion ndaj Izraelit për të liruar palestinezët që ndodhen në paraburgim izraelit.

“Tubimi synon të tregojë mbështetje për të burgosurat femra që vuajnë nga sëmundje, në kohën kur përballen me neglizhencë të qëllimshme mjekësore”, tha për AA organizator i tubimit, Zaki Dababesh.

Sipas shoqatës së të burgosurve palestinezë, të burgosurat femra kanë nisur disa protesta kundër, siç thonë ata, politikës izraelite të neglizhencës mjekësore ndaj tyre.

“Okupatori qëllimisht neglizhon shëndetin e të burgosurve femra dhe ndonjëherë u mohon vizitat familjare”, tha Dababesh.

Ai i bëri thirrje Autoritetit Palestinez që të adresojë çështjen e të burgosurve në burgjet izraelite në Gjykatën Penale Ndërkombëtare “në mënyrë që të ndëshkojë okupatorin izraelit për krimet e tij”.

Autoritetet izraelite nuk dhanë ndonjë koment për protestën.

Sipas shifrave palestineze, në burgjet izraelite ndodhen rreth 4.550 të burgosur palestinezë, duke përfshirë 175 të mitur dhe 27 të burgosura femra.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua ulje e prodhimit dhe numrit të punëtorëve në industri

Story i radhës

Rusia njofton përfundimin e mobilizimit të pjesshëm ushtarak

Të fundit nga

ShkoLartë