Palestinezët festojnë “pranimin e marrëveshjes” nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Së fundmi, janë publikuar disa fotografi që tregojnë palestinezët duke brohoritur pas lajmit se Hamasi ka pranuar marrëveshjen për një armëpushim.

Pavarësisht faktit se marrëveshja e pranuar nga Hamasi u raportua si “mashtrim” dhe “e papranueshme” nga vendimmarrësit izraelitë, raportohet për turma njerëzish në Rafah të Gazës që “e festojnë” një pauzë të mundshme të luftës.

E lajmin për pranimin e armëpushimit Hamasi e dha pasi Izraeli urdhëroi evakuimin e 100 mijë palestinezëve në Rafah drejt një zone humanitare, përpara një ofensive të premtuar prej kohësh për të mposhtur bastionin e Hamasit.

Ndryshe, të bllokuara janë edhe rrugët në Tel Aviv ku të afërmit e pengjeve izraelitë kërkojnë që kryeministri Benjamin Netanyahu të pranojë marrëveshjen.

Protestat vijnë pasi Netanyahu është shprehur se propozimi i Hamasit është larg nga përmbushja e kërkesave të Izraelit, shkruan skynews.

Gjithashtu, ai ka njoftuar se Izraeli do të dërgojë përsëri një delegacion për të negociuar me Hamasin.

E siç raportohet, operacioni në Rafah do të vazhdojë. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Presidenti Bajram Begaj shumë shpejt do të arrestohet, ja arsyeja”

Story i radhës

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara ‘PO’

Të fundit nga