Palestina paralajmëron Izraelin për “pasoja të rënda” derisa ministri izraelit i sigurisë do të vizitojë Al-Aksan

January 2, 2023
1 minut lexim

Palestina ka paralajmëruar Izraelin kundër ndryshimit të ‘status quo’-së në xhaminë Al-Aksa të Kudsit Lindor, duke paralajmëruar se një veprim i tillë do të ishte një “shpallje lufte”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Paralajmërimi vjen mes raporteve se ministri izraeli i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, planifikon të vizitojë xhaminë Al-Aksa këtë javë.

Zëdhënësi i Autoritetit Palestinez, Nabil Abu Rudeineh, tha se kërcënimet e përsëritura izraelite ndaj ‘status quo’-së në xhaminë Al-Aksa do të kenë “pasoja të rënda për të gjithë”.

Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për muslimanët, ndërsa hebrenjtë këtë zonë e quajnë “Mali i Tempullit” duke pretenduar se në kohët e lashta ishte vendi i dy tempujve hebrenj.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë luftës arabo-izraelite në vitin 1967. Ajo aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, në një lëvizje që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

Abu Rudeineh gjithashtu paralajmëroi se nëse SHBA-ja dështon të ushtojë presion ndaj liderëve izraelitë që të ndalojnë provokimet e tyre, situata mund të “dal jashtë kontrollit”.

Nëse konfirmohet, turneu në kompleksin Al-Aksa do të jetë i pari nga Ben-Gvir, që kur ai iu bashkua qeverisë së re të kryeministrit Benjamin Netanyahu javën e kaluar.

Ben-Gvir ka pikëpamje të ekstremit të djathtë për palestinezët dhe ka bërë thirrje për zhvendosjen e tyre. Ai vazhdimisht është bashkuar me kolonët izraelitë në bastisjet ndaj kompleksit të xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor.

Politikani i ekstremit të djathtë po ashtu shkaktoi një valë përshkallëzimi në qytetin e pushtuar pasi ngriti një zyrë në lagjen Sheikh Jarrah.

Nëntorin e kaluar, presidenti izraelit, Isaac Herzog, në një audio që u shpërnda në publik paralajmëroi se “e gjithë bota është e shqetësuar” për pikëpamjet ekstremiste të Ben-Gvir.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pikasmë: A mundet ti mbrojmë dhe si të ndalim humbjen historike të territoreve shqiptare?

Story i radhës

Asnjë humbje jete, një rast i ri me Covid në Shqipëri

Të fundit nga

ShkoLartë