Palestina: Izraeli përpiqet të shmanget nga përgjegjësia për masakrën ndaj spitalit në Gaza

Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës tha se Izraeli përpiqet të shmanget nga përgjegjësia për masakrën e spitalit në Rripin e Gazës për të vazhduar luftën e tij pa qenë nën presionin ndërkombëtar, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga ministria thuhet se standardet e dyfishta ndërkombëtare i dhanë Izraelit “të drejtën të refuzojë ndalimin e sulmeve të tij në Rripin e Gazës ose kërkesat për të hapur korridoret për hyrjen e ndihmave humanitare”.

“Standardet e dyfishta në fjalë në të njëjtën kohë i hoqën të drejtës ndërkombëtare çdo imunitet dhe e bënë atë të varur nga vendimet e qeverisë izraelite”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

“Izraeli përpiqet të shmanget nga përgjegjësia për masakrën e spitalit në Rripin e Gazës për të vazhduar luftën e tij pa qenë nën presionin ndërkombëtar. Në këtë mënyrë ai synon të vazhdojë përpjekjet për të zbatuar planin e tij strategjik për të kryer shkatërrime në Rripin e Gazës dhe për të dëbuar popullin e saj”, tha MPJ e Palestinës,

Më tej në deklaratën ku kërkohet qëndrim më i guximshëm ndërkombëtar që të mbrojë parimet e të drejtave të njeriut, bëhet thirrje për ndalimin e sulmeve kundër Gazës dhe hapjen e korridoreve të ndihmës humanitare me një qëndrim të tillë.

Detyra e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) dhe komunitetit ndërkombëtar nuk është vetëm të diagnostikojë fatkeqësitë humanitare të pësuara nga populli palestinez në Rripin e Gazës ose t‘i bëjnë thirrje qeverisë izraelite që t’u përmbahet ligjeve të luftës kundër civilëve, rikujtohet në deklaratën ku vihet theksi se detyra që bie mbi komunitetin ndërkombëtar është që në të njëjtën kohë të ndërmarrë hapa në drejtimin për të ndalur menjëherë luftën e Izraelit.

Konflikti Izraeli-Palestinë

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam, nisi sulm gjithëpërfshirës ndaj Izraelit në mëngjesin e 7 tetorit, të quajtur “Tufani i Aksa-së”.

Ndërsa mijëra raketa u hodhën nga Gaza drejt Izraelit, grupet e armatosura palestineze bastisën dhe morën nën kontroll portën kufitare Beit Hanun-Erez në kufirin Gaza-Izrael. Grupet e armatosura më pas hynë në vendbanimet brenda Izraelit dhe ushtria izraelite nisi sulme në Rripin e Gazës me dhjetëra avionë luftarakë.

Raportohet se 1.405 izraelitë, përfshirë 304 ushtarë humbën jetën dhe 3.968 izraelitë u plagosën në sulmet e kryera nga Gaza.

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se mbi 3 mijë palestinezë u vranë dhe 12.500 u plagosën në Gaza nga sulmet e Izraelit. Thuhet se 62 palestinezë u vranë dhe rreth 1.250 u plagosën në sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në sulmet izraelite humbën jetën edhe 13 gazetarë.

Në përleshjet që nisën mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut në kufirin me Libanin më 8 tetor, humbën jetën 8 anëtarë të Hezbollahut, 2 anëtarë të Xhihadit Islamik, 1 gazetar dhe 2 civilë.

Në sulmet e kryera nga Libani humbën jetën 2 ushtarë izraelitë dhe 1 civil izraelit.

Së fundmi, të paktën 500 palestinezë u vranë mbrëmë në sulmin e Izraelit ndaj Spitalit Al-Ahli Baptist në Gaza.





Story i mëparshëm

Foxconn dhe Nvidia bashkojnë forcat për ndërtimin e “fabrikave AI”

Story i radhës

Lëvizja palestineze Xhihadi Islamik hedh poshtë akuzat izraelite për sulmin ndaj spitalit në Gaza

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez