Pal Dreshaj – president i klubi të futbollit Deçiqi nga Tuzi, është shumë afër që të realizojë synimin e tij jetësor!
Skuadra shqiptare është afër titullit të kampionit në Mal të Zi, ka lënë pas Buduçnostin dhe Sutjeskën.
Deçiqi kryeson me 57 pikë, ka tre më shumë se Buduçnosti dhe pesë se Sutjeska e Nikshiqit pas javës së 31-të.
Pesë javë deri në fund të kampionatit, Deçiqi ka tre pikë epërsi por edhe nëse përfundojnë me pikë baras në fund me Buduçnostin, skuadra shqiptare e ka rezultatin e ndërsjellë më të mirë .
Pal Dreshaj, njeriu i qetë e i fjalës dhe i punës, i përkushtuar në çdo gjë dhe me të vetmin synim, që të fitojë titullin e kampionit si skuadër shqiptare, për herë të parë në histori të ekzistimit të këtij kolektivi.
Për herë të parë një klub shqiptar po e dominon kampionatin malazez dhe që po shkakton dridhje te skuadrat rivale.
Aq me tepër, është një sukses i madh kur dihet se të gjitha ndeshjet si vendas i ka luajtur jashtë stadiumit të Tuzit që po rinovohet dhe si vendas luajnë në Podgoricë.
As kjo nuk e ka ndalur drejt rezultateve fantastike, një ekip e organizuar deri në pikën e fundit dhe i madh e i vogël jetojnë në Malësi me sukseset e kësaj skuadre.
Duhet theksuar se ka më shumë se një javë tifozët e Buduçnostit “Varvari” e ofenduan dhe hodhën fushekzjarre në fushë kundër skuadrës shqiptare.
Kampionati i Malit të ZI
Rudari – Petrovac 1:0
Arsenali – Mornali 1:2
Sutjeska – Jedinstvo 3:1
Deçiqi – Mlladosti DG 2:0
Jezero – Buduçnosti 3:1
Renditja
1. Deçici 31 16 9 6 44:25 57
2. Buduçnosti 31 15 9 7 57:37 54
3. Sutjeska 31 13 13 5 41:27 52
4. Mornari 31 13 12 6 35:28 51
5. Jezero 31 13 9 9 38:31 48
6. Petrovac 31 8 14 9 32:32 38
7. Arsenali 31 8 13 10 36:47 37
8. Jedinstvo 31 6 10 15 33:46 28
9. Mladost DG 31 6 7 18 30:52 25
10. Rudari 31 6 6 19 22:43 24
Në javën e ardhshme do të takohen:
Buduçnosti – Sutjeska
Jedinstvo – Arsenali
Mlladosti – Rudari
Mornari – Deçiqi
Petrovac – Jezero