Pakistani po bën thirrje për ndihmë të mëtejshme ndërkombëtare pasi përmbytjet shkaktuan kërdi në të gjithë vendin.
ShBA, Britania e Madhe, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe disa vende të tjera kanë kontribuar në këtë drejtim.
Mirëpo, një zyrtarë i ministrisë së brendshme ka thënë se nevojiten më shumë ndihma.
Nga këto përmbytje që nga qershori rreth 1 mijë njerëz kanë humbur jetë, shkruan BBC.
Në veriperëndim të vendit, mijëra njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre pasi lumenjtë në provincën Khyber Pakhtunkhwa shpërthyen duke shkaktuar përmbytje të fuqishme.
Provinca e Sindhit në juglindje të vendit gjithashtu është prekur keq, me mijëra njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.