Pakistanezi që jeton në Kanada akuzohet se planifikonte vrasje masive mbi hebrenjtë në New York

1 minut lexim

Një burrë nga Pakistani që jeton në Kanada, po ballafaqohet me akuza të rënda mbi pretendimet se planifikonte të kryente vrasje masive në New York kundër hebrenjve, në përvjetorin e sulmit të 7 tetorit mbi Izraelin nga ana e Hamasit, kanë njoftuar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë.

Bëhet fjalë për Muhammad Shahzeb Khan, 20-vjeç, që u arrestua të enjten në Kanada dhe po akuzohet për ndihmë të organizatave të huaja terroriste – në këtë rastin Shtetin Islamik në Irak dhe al-Sham.

“I akuzuari dyshohet se kishte planifikuar sulme terroriste në qytetin e New Yorkut më 7 tetor – me qëllimin e vetëm, kryerjen e masakrës në emër të Shtetit Islamik, duke vrarë sa më shumë hebrenj”, tha prokurori amerikan Merrick Garland.

Ndryshe më shumë se 1,200 persona ishin vrarë në sulmin e 7 tetorit në jug të Izraelit, kur Hamasi vrau edhe më shumë se 40 shtetas amerikanë.

Në anën tjetër Izraeli ishte kundërpërgjigjur me një ofensivë mbi Hamasin në Gaza – duke vrarë mbi 40 mijë palestinezë. 

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Dibër/ Qershia mbetet në pemë, shkak mungesa e fuqisë punëtore për ta vjelur

Story i radhës

Përleshje masive në Turqi, shishe qelqi e gurë/ Pushuesit largohen të tmerruar

Të fundit nga