Pakistan, arrestohet ish-kryeministri Imran Khan

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan është arrestuar nga njësitë paraushtarake në kryeqytetin Islamabad, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të medias kombëtare, udhëheqësi i Partisë së Lëvizjes për Drejtësi të Pakistanit (PTI) Khan erdhi në Islamabad nga Lahore për të marrë pjesë në seancat e rasteve kundër tij.

Khan u arrestua nga njësitë paraushtarake jashtë Gjykatës së Lartë të Islamabadit. Një nga avokatët e PTI-së, Faisal Chaudri e konfirmoi arrestimin e tij.

Mbetet e paqartë pse u arrestua Khan, me mbi 90 padi të ngritura kundër tij.

Në një deklaratë në Twitter, një nga politikanët e PTI-së, Musarrat Çima pretendon se “Imran Khan është torturuar dhe se njësitë paraushtarake e kanë rrahur”.

Zhvillimi në fjalë erdhi pasi Khan akuzoi një zyrtar të lartë të inteligjencës se qëndron pas atentatit kundër tij.





Story i mëparshëm

Si pritet të rreshtohen skuadrat Real – Manchester City?

Story i radhës

CEO e AMD thotë se Ligji Moore nuk ka vdekur

Të fundit nga