Paketa e re e ndihmës ushtarake prej 450 milionë dollarësh për Ukrainën, përfshirë sistemet raketore HIMARS

1 minut lexim

Më shumë informacione do të vijnë në lidhje me paketën më të fundit të armëve që shkon në Ukrainë.

SHBA-ja po ofron 450 milionë dollarë shtesë në ndihmë sigurie, duke përfshirë më shumë nga sistemet e raketave me rreze të gjatë veprimi që Ukraina ka kërkuar, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

Pentagoni thotë se përfshin katër sisteme shtesë raketash të artilerisë së lëvizshmërisë së lartë (HIMARS), 18 anije patrullimi bregdetare dhe lumore dhe mijëra fishekë municionesh.

John Kirby, koordinator i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për komunikimet strategjike, tha se Uashingtoni po punonte ngushtë me Kievin për të identifikuar se cilat lloje të armëve mund të përmbushnin më mirë nevojat e tyre në secilën paketë.

Arsyeja pse e bëjmë kështu është që të mund ta mbajmë të lidhur me atë që po ndodh në fushën e betejës”, tha ai të enjten.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Paratë po u vijnë: Kjo shenjë e zodiakut do të jetë më e lumtura në korrik

Story i radhës

Ballkani i Hapur, në kundërshtim me Procesin e Berlinit

Të fundit nga