Pakënaqësitë e Sindikatës së Policisë me Ligjin e Pagave

July 19, 2023
1 minut lexim

Nënshkrimet e pesë mijë e 236 zyrtarëve policorë u dërguan në Kuvendin e Kosovës.

Sindikata e Policisë së Kosovës dorëzoi të martën peticionin ku mbi 62 për qind e të punësuarve në këtë institucion, shprehën pakënaqësitë e tyre me kushtet e punës.

Këtë peticion e pranoi kryetarja e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje.

E kryesindikalisti, Imer Zeqiri thotë se përkrahja e këtij komisioni nga shumica e punonjësve, tregon për pakënaqësitë e mëdha që janë në Policinë e Kosovës.

Madje ky ka paralajmëruar edhe dorëheqje nëse nuk i plotësohen kërkesat.

Andaj, ai kërkon që një ky peticion të përkrahet nga të gjithë deputetët por edhe instancat tjera, në mënyrë që këto pakënaqësi të evitohen.

Televizioni ka tentuar nga Balje që të marrë një qëndrim se kur pritet që një peticion i tillë të shqyrtohet, por që gjatë ditës edhe pse Balje pranoi të flasë më vonë u bë e pa qasshme.

Ndërkaq, se duhet të plotësohen kërkesat e këtyre zyrtarëve e thotë edhe njëri nga hartuesit të Ligjit për Policinë e Kosovës.

Pakënaqësitë më të mëdha të këtyre zyrtarëve janë për shkak të mos pagesës së shtesës së rrezikshmërisë por edhe siç thonë ata,  heqja e disa benefiteve tjera.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Futbollisti i skuadrës bullgare: U ulëm, analizuam të gjitha problemet në takimin e parë me Ballkanin 

Story i radhës

Van Damme: Kam pritur një kohë për të ardhur, populli i Kosovës dëshiron lumturi dhe paqe

Të fundit nga

Flick me fjalë të mëdha për Pedrin

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick nuk kurseu fjalët e mira për yllin e tij, Pedrin. Ndonëse humbën në derbi ndaj Atletico Madridit, Pedri kishte shënuar gol dhe Flick lavdëroi spanjollin për paraqitjen
ShkoLartë