Koreja e Veriut ka lëshuar tetë raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi drejt detit në brigjet lindore të vendit, një ditë pasi ShBA-ja dhe Koreja e Jugut përfunduan stërvitjet ushtarake të përbashkëta.
Me tetë raketat e lëshuara, Koreja e Veriut theu rekord njëditor për lëshimet balistike, të cilat u lëshuan me radhë për mbi 35 minuta nga katër vende të ndryshme përfshi edhe afërsinë e kryeqytetit Phenian.
Raketat fluturuan prej 110 deri në 670 kilometra me lartësi maksimale prej 25 deri në 80 kilometra, ndërsa arritën shpejtësi prej 3 deri në 6 mach, shkruan TheGuardian.
Lëshimi i tetë raketave është i 18-ti i testimeve të raketave të Pehnianit veç në vitin 2022, ndërsa javën e kaluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës bën thirrje për më shumë sanksione të OKB-së ndaj Koresë së Veriut për lëshimet e raketave, por Kina dhe Rusia vendosën veton ndaj kësaj thirrje duke hedhur poshtë propozimin.