“Pak Itali” në Botëror, zbulohet arbitri që do të vendosë drejtësi në sfidën hapëse

November 19, 2022
1 minut lexim

Do të ketë pak Itali në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës, Katar 2022.

Italiani, Daniele Orsato është caktuar arbitri kryesor në sfidën e parë të këtij edicioni, Katar-Ekuador e cila do të luhet në stadiumin “Al Bayt”.

Kjo do të jetë një sfidë e veçantë edhe për vetë 46-vjeçarin, pasi kurrë më parë nuk kishte gjykuar në një kompeticion të tillë.

Orsato mori stemën e FIFA-s në vitin 2010 dhe punoi si ndihmës gjyqtar në sistemin VAR në Rusi 2018.

Gjithashtu, italiani ka gjykuar edhe finalen e UEFA Champions League në edicionin e 2020-së midis Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich në Lisbonë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

E frikshme/ Tërmeti i fuqishëm shkund ishullin, tmerrohen banorët, ja sa ishte magnituda

Story i radhës

I dogjën makinën para shtëpisë në Lezhë, flet biznesmeni: Nuk kam asnjë konflikt, mund të jetë e qëllimshme

Të fundit nga

ShkoLartë