Pak ditë pas zyrtarizimit të lidhjes, Elhaida dhe Lediani bëjnë hapin e madh në lidhjen e tyre

1 minut lexim

Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj kanë qenë kryefjalë e mediave ditët e fundit. Kjo pasi në gjysmëfinalen e “Dancing with the stars” ata konfirmuan se kanë nisur një romancë, duke dhuruar edhe një puthje pasionante gjatë një kërcimi.

E kur kanë kaluar pak ditë nga kjo natë, çifti duket se ka marrë një tjetër hap të madh. Thënë kjo ata kanë kaluar Krishtlindjen me familjen e artistes në Shkodër.

Fillimisht, Elhaida ka ndarë një postim nga darka me prindërit e saj e më pas balerini ka postuar një foto nga Shkodra, duke nënkuptuar se janë bashkë dhe ai ka takuar tashmë faniljen e Elhaidës.

Edhe pse kanë pak kohë në krahët e njëri-tjetrit, duket se lidhja e tyre po avancon shpejt. Madje vlen të theksojmë se Lediani i pyetur nga Eno Popi pas performancës në formatin e kërcimit tha se pas “Dancing with the stars” do shkojë atje “ku i rreh zemra” duke lënë të interpretohet se do largohet nga Shqipëria bashkë me Elhaidën, e cila tha se “i kemi folur ato(planet)”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Serbia i kthen në kazermë topat që i çoi afër Jarinjës

Story i radhës

Abetarja e unifikuar sjell rezultate, kërkohet unifikim i teksteve tjera

Të fundit nga