Pajaziti për deklaratën e Osmanit: Presidentja duhet të kishte reaguar më herët

min lexim

Ish-ministri i Brendshëm në Kosovë Zenun Pajaziti komentoi fjalimin e presidentes Vjosa Osmani me mesazhin që “të mos luhet bixhoz me Kosovën”, por të forcohen aleancat me partnerët. Deklaratë kjo që ka sjellë reagime të shumta.

Gjatë intervistës në emisionin “Ballkan Update” në “ABC News”, Pajaziti u shpreh se Kosova është në izolim dhe është përballuar me sanksione dhe se një reagim i tillë i presidentes Osmani do të duhej të ishte bërë më herët.

“Më në fund dëgjuam diçka të tillë nga institucioni më i lartë diçka që është përsëritur prej katër vitesh nga opozita. Opozita tha diçka që duhet të deklarohej më herët dhe ndoshta Kosova mund të ishte shpëtuar nga sanksionet, apo nga ky izolim që ka sot. Jemi në një situatë parazgjedhore dhe presidentja është një vit para fundit të mandatit të saj dhe efekti thuasje nuk merret seriozisht. Nuk po themi që ishte keq, por më shumë efekt do të kishte po thuaj me kohë”, shtoi ai.

Më tej ai nënvizoi se prej katër vitesh vendi vetëm ka humbur, ndërsa shtoi se duhet një ndryshim i kursit, pasi Kosova i ka të gjitha mundësitë.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Berisha në Kushtetuese, gjykata ka marrë vendimin, pritet të komunikohet në orën 19:00

Story i radhës

Dashuria dhe përgjegjësia: kujdesi për ata që doni!

Të fundit nga