pajaziti i pde se opozita shqiptare ska vizion dhe eshte vasale e mickoskit fatin e vet e lidh me meshiren e vmro se 651d5cf58427b

Pajaziti i PDE-së: Opozita shqiptare, s’ka vizion dhe është vasale e Mickoskit, fatin e vet e lidh me mëshirën e VMRO-së!

October 4, 2023
1 minut lexim

Partitë opozitare shqiptare, e sidomos Lëvizja Besa, po e e humbin integritetin e tyre ashtu si dhe vlerat dhe principet e tyre për shkak të bashkëpunimi me VMRO-në, e cila është kundër votimit të ndryshimeve kushtetuese.

Semir Pajaziti, një nga aktivistët e Partisë Demokratike Evropiane(PDE), ka deklaruar se opozita shqiptare është nën ndikimin e VMRO-DPMNE-së dhe se nuk ka asnjë qëllim dhe vizion për të ardhmen e vendit. Ndërkaq ish-deputeti, Ismet Ramadani, ka vënë në dukje se partitë politike shqiptare duhet të jenë të kujdesshme dhe të votojnë për ndryshimet kushtetuese, në mënyrë që të mos ndërtohet një aleancë e partive politike antiperëndimore dhe antishqiptare.

Semir Pajaziti, për indeks.mk theksoi se shkak i largimit të tyre nga Lëvizja Besa ka qenë pikërisht veprimi pro VMRO-DPMNE-së, dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm i Mickovskit me opozitën shqiptare, duke u bazuar në sjelljen e tyre si në Kuvend ashtu edhe jashtë tij. Sipas tij kjo ka bërë që opozita të ketë agjendë të njëjtë me VMRO-DPMNE-në.

Pajaziti ka kritikuar opozitën shqiptare se është kundër integrimit evropian të Maqedonisë, duke mos kontribuar për hapjen e rrugës dhe zhbllokimin e eurointegrimeve. Ai ka thënë se kjo situatë gjeneron një disponim antieuropian, që po pengon progresin e vendit.

“Në të gjitha prononcimet tona kemi theksuar se mënyra se si opozita shqiptare sillet ndaj VMRO-DPMNE, është qasje vasale. Dëshmitë tona se blloku opozitar s’ka kauzë dhe vizion për të ardhmen e vendit dëshmohet me atë që ata vetëm presin mëshirën nga ndonjë fitore eventuale të VMRO-DPMNE-së. Në këtë drejtim jemi të bindur se çdo bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në është vetëm në shërbim të politikave ditore të tyre dhe aspak në shërbim të shqiptarëve apo të ardhmes më të mirë të qytetarëve të vendit”, tha Pajaziti. /indeks.mk

MARKETING

RENT A CAR

deputeti i beses zendeli nuk e merr ne mbrojtje liderin kasami cdo kush qe eshte i involuar ne veprime kunder ligjore duhet te pergjigjet video 651d5a5e10cd4
Story i mëparshëm

Deputeti i Besës, Zendeli, nuk e merr në mbrojtje liderin Kasami, “Çdo kush që është i involuar në veprime kundër ligjore duhet të përgjigjet” (VIDEO)

aksidenti tragjik ne itali ne mesin e te vdekurve edhe nje foshnje 651d5da78691f
Story i radhës

​Aksidenti tragjik në Itali, në mesin e të vdekurve edhe një foshnjë

Të fundit nga

ShkoLartë