Pahor e Osmani diskutojnë për ngërçin në dialogun Kosovë – Serbi

min lexim

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka njoftuar se të shtunën ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në margjinat e Forumit Diplomatik në Antalia.

Përmes një postimi në platformën sociale, “X”, Pahor, ka theksuar se në takim është diskutuar situata në rajon dhe veçanërisht ngërçi në dialogun Kosovë-Serbi.

“Ish-presidenti Pahor vazhdon me aktivitetet në margjinat e Forumit Diplomatik në Antalia. Ai sot është takuar me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani. Ata diskutuan situatën në rajon, veçanërisht ngërçin në dialogun Prishtinë – Beograd”, thuhet në një njoftim në faqen e Pahor në “X”.

Ndryshe, Osmani është takuar edhe me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Ajo e ka falënderuar presidentin turk për përkushtimin dhe mbështetjen për Kosovën.

Në një postim në Facebook, ka shprehur kënaqësinë për rikonfirmimin e punës së përbashkët dhe thellimin e raporteve bilaterale ndërmjet dy vendeve.

“Faleminderit, President Erdoğan!  Për miqësinë, për përkushtimin dhe për mbështetjen për Kosovën! Kënaqësi ta rikonfirmojmë punën tonë të përbashkët për thellimin e raporteve bilaterale dhe fuqizimin e lidhjeve ndërmjet vendeve dhe qytetarëve tanë”, shkroi Osmani.

Story i mëparshëm

30 ditë afat për zgjedhjen e kryesuesit të ri të KK të Prishtinës

Story i radhës

LSDM: VMRO-DPMNE-ja me Davkovën ofron izolimin – larg BE-së!

Të fundit nga