Rubicon, kompania fintech e njohur për aplikacionin e pagesave Pago, lançoi aplikacionin më të ri quajtur Pago Runner. Një lojë mobile e cila ofron një eksperiencë emocionuese dhe të mbushur me shpërblime për ata që luajnë, Pago Runner përmes një aventure emocionuese dhe një komunitet mikpritës, do të ofrojë edhe shërbime të cilat ndihmojnë përdoruesit në jetën reale.
Rubicon është një kompani fintech në Shqipëri e angazhuar në ofrimin e zgjidhjeve financiare dhe zhvillimin e një rrjeti të përpunimit të pagesave. Në edicionin e 10-të të Albanian ICT Awards, Rubicon u shpall fitues me aplikacionin Pago në kategorinë Startup i Vitit. Pago është një aplikacion përmes të cilit përdoruesit mund të paguajnë fatura, të bëjnë transferta bankare, të përfitojnë shërbime dhe oferta nga rrjeti i gjerë i partnerëve të Rubicon.
Shërbimet e Pago shkojnë jo vetëm për individët por edhe bizneset ndërsa marrëveshja e fundit me devPOS ju jep mundësi 18,500 bizneseve të përpunojnë pagesa përmes Pago.al.
Pago Runner
Vjen në formën e një loje mobile për platformat Android dhe iOS ku qëllimi i lojtarit është mbledhja e monedhave në nivele me shpejtësi të lartë dhe pengesa kudo. Këto monedha mund të përdoren për të çliruar nivele të reja në lojë, pamje të ndryshme për lojtarin, ose të përdoren edhe për blerje reale.
Lëvizja është dinamike dhe kërkon reflekse të mira, gjë që ofron një sfidë argëtuese për çdo person që do të arrijë nivelet e larta të lojës. Rubicon ka si qëllim një lojë me jetë të gjatë dhe me përditësime të shpeshta.
I dalë para disa ditësh, përditësimi i fundit përmirëson më tutje eksperiencën. Ai solli opsionin për të vazhduar lojën pasi jeni djegur, duke përdorur një pjesë të monedhave tuaja.
Me ndryshime të mëdha dhe të vogla në plane, lojtarët e Pago Runner do të shohin përmirësime të shpeshta, të cilat do ta mbajnë lojën interesante edhe për ata që e kanë luajtur për një kohë të gjatë.
Në menunë e lojës, ju shumë thjesht mund të hapni një adresë për të, gjë që ju mundëson të bëheni pjesë e komunitetit. Ju mund të lidheni me komunitetin në disa mënyra.
Një ndër to është përmjet tabelës së më të mirëve, ku lojtarët konkurrojnë me njëri tjetrin. Tabelat tregojnë se sa lojtarët kanë ecur në botën e Pago Runner dhe ju mund të shikoni se sa afër ndodheni me numrin një.
Një mënyrë tjetër për t’u bashkuar me lojtarët e tjerë është përmjet komunitetit të përkushtuar në Discord, ku çdokush është i mirëpritur. Aty përdoruesit mund të flasin për lojën dhe strategjitë e tyre, ose thjesht të kalojnë një kohë të mirë bashkë me pjesën tjetër të komunitetit.
Nëse po kërkoni për një lojë argëtuese për të kaluar kohën dhe fituar shpërblime, ose një mënyre për t’u njohur me një komunitet të ri, loja Pago Runner është perfekte për ju.
Ju mund ta shkarkoni atë tani në App Store ose Google Play Store.
/PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL