Në takimin e organizuar me rastin e çeljes së Programit për Pagesat Elektronike dhe “Mastercard”, kryeministri Edi Rama deklaroi se pas mbërritjes së “Mastercard” në Shqipëri, së shpejti do të vijë edhe VISA, shërbim që vite më parë refuzoi Shqipërinë sepse “nuk ishte interesante”.
Rama u shpreh optimist për të ardhmen në këtë fushë, pak pasi nënvizoi edhe shqetësimin për nivelin e lartë të pagesave cash, që sipas tij duhet të ndryshonte.
“Jemi optimist për të ardhmen sepse fuqia jonë është individi shqiptar.
Dhe shqiptarët kanë nevojë për më shumë dhe kjo na bën optimistë për të realizuar. Ta mbështesim këtë proces në mënyrë aktive. Është e rëndësishme për ne. Shpresoj se pas ardhjes së Mastercard, presim të vijë edhe Visa.
Presim të vijë, se kur i thonim dikur hajdeni, na thoshin nuk është Shqipëria interesante. Kështu që tani që Shqipëria u bë interesante edhe me ardhjen e Mastercard, do vijë edhe Visa. I uroj shumë suksese edhe bankave, pasi ato kanë nevojë për suksesin”, tha Rama.
Burimi: botasot.info