paga ne plan te dyte per sulmuesin 63d6fa0701607

Paga në plan të dytë për sulmuesin

January 29, 2023
1 minut lexim

Marco Asensio është një nga shtatë lojtarët që u përfundon kontrata në fundin e këtij sezoni dhe Real Madrid ka nisur punën për të gjetur gjuhën e e përbashkët,

Situata me 27-vjeçarin është sa e veçantë aq edhe interesante, pasi mesfushori duket i bindur që të qëndrojë në Madrid.

Edhe pse mesfushori nuk ka gjetur shumë hapësira këtë edicion, duke startuar vetëm 3 ndeshje si titullar, Real Madrd është një ëndërr fëmijërie për të dhe ai ka si qëllim që të gjejë besimin e trajnerit Carlo Ancelotti.

Presidenti Perez e tregoi dashurinë për Asnesion duke i ofruar një kontratë të re në javët e fundit të dhjetorit e tashmë i takon lojtarit të vendosë. Në anën tjetër, menaxheri i tij Jorge Mendes ka marrë disa oferta për lojtarin, por “Los Blancos” mbetet dëshira e parë e duket dhe e vetmja për futbollistin.

Asensio ka fituar tre herë La Liga-n, tri herë Superkupën e Spanjë, tri herë Champions League dhe po tri herë Superkupën e Europës, por 27-vjeçari nuk do të ndalet me kaq, do që të vijojë të kontribuojë për fanellën e “galaktikëve” dhe vështirë se në qershor do të marrë valixhet, edhe pse shumë klube mund t’i ofrojnë kushte shumë më të mira financiare, lojtari duket se do të ndjekë ëndrrën dhe jo paratë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

befason shota juli deshi te lidhet me getinjon ai nuk u mor me te 63d6f8a2d24ba
Story i mëparshëm

Befason Shota: Juli deshi të lidhet me Getinjon, ai nuk u mor me të

gazetari hoxha tregon prapaskenat e kamerave nga grupet kriminale zbulon arsyen perse i perdorin 63d6fc25512ee
Story i radhës

Gazetari Hoxha tregon “prapaskenat” e kamerave nga grupet kriminale, zbulon arsyen përse i përdorin

Të fundit nga

Gjenden të vdekur pesë skiatorë në Zvicër

Pesë skiatorë janë gjetur të vdekur pranë malit Rimpfischhorn të Zvicrës. Shërbimet e urgjencës ngritën alarmin një ditë më parë për disa ski të braktisura në një lartësi prej rreth 4,000 metrash.

Liverpooli befason klubin rival

“Garda e Nderit” rezervohet për skuadrën kampione përgjithësisht, ndërsa në Angli është regjistruar një episod i veçantë. Në javën e 38-të dhe të fundit, Liverpooli dhe Cristal Palace kanë vendosur që të nderojnë njëri
ShkoLartë