paga minimale ditore gjate dites se diel ne maqedonine e veriut eshte 1 140 denare 61f67a7eb2175

Paga minimale ditore gjatë ditës së diel në Maqedoninë e Veriut është 1.140 denarë

January 30, 2022
1 minut lexim

Nga 1 janari i këtij viti, dita e diel është ditë jopune.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë rikujton se punëtorët që punojnë në veprimtaritë që janë përjashtime në Ligjin për marrëdhënie pune, krahas shtesës për pagë për punë gjatë ditës së diel, kanë të drejtë të përdorin pushim javor në 7 ditët e ardhshme. Shtesa e pagës për punë gjatë ditës së diel është minimum 50% për çdo orë pune.

“Të drejtën e pagës shtesë ka të bëjë me secilin punëtor pavarësisht nëse i njëjti punon me ndrime, punon orë shtesë, punon natën etj. Tregtia me shumicë nuk nuk mund të kryhet gjatë ditës së diel përveç një pjesë të vogël dhe aty shtesa e pagës për punë është minimum 100% për çdo orë të kaluar në punë”, thonë nga LSM.

Ata shtojnë se nëse punëtori merr pagë minimale prej 15.200 denarëve, për një ditë punë gjatë ditës së diel duhet të merr 1.140 denarë, ndërsa nëse merr 18 mijë denarë atëherë paga duhet të jetë 1.350 denarë në ditë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

epoka e hipokriteve 61f676be17ba0
Story i mëparshëm

Epoka e hipokritëve!

kasami dhe hoxha heshtin per doreheqjet masive nga besa pas aderimit te limanit 61f6809024a4b
Story i radhës

Kasami dhe Hoxha heshtin për dorëheqjet masive nga Besa, pas aderimit të Limanit

Të fundit nga

Policia jep detaje lidhur me rastin në QKUK

Mbrëmjen e sotme një grua dyshohet të ketë bërë vetëvrasje në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e hetuesisë. Lidhur me këtë rast

LSDM kundër Sllaveskit si guvernator

19 Shkup, 22 maj – Opozitarja LSDM nuk do ta përkrahë propozimin që Trajko Sllaveski të jetë guvernatori i ri i Bankës popullore. Koordinatori i grupit të deputetëve Oliver Spasovski shpjegoi se
ShkoLartë