Neto paga mesatare mujore e paguar për të punësuar në korrik të këtij viti është 31.812 denarë dhe është 11,5 për qind më e lartë se paga mesatare në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.
Kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët si: Objektet akomoduese dhe aktivitetet e shërbimit ushqimor (17.8 përqind), Veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike (17.5 përqind) dhe Artet, argëtimi dhe rekreacion (16.3 përqind).
Sipas të dhënave të ESHS-së, një rënie e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës, krahasuar me një muaj më parë, është vërejtur në sektorët e mëposhtëm:
Tregtia me shumicë dhe tregtia me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave (4.3 përqind), minierat dhe nxjerrja e gurëve (3.9 përqind), dhe Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit ushqimor (3.9 për qind).
Në korrik të këtij viti, paga mesatare mujore bruto e paguar për punonjës ishte 47.590 denarë.