Paditi kompaninë se i organizoi një festë ditëlindjeje të padëshiruar, burri fiton gjyqin prej $450,000

April 19, 2022
1 minut lexim

Një burrë nga Kentaki është shpërblyer me 450,000 dollarë pasi kompania e tij i organizoi një festë surprizë për ditëlindjen, pavarësisht paralajmërimeve të tij se kjo do t’i shkaktonte stres dhe ankth.

Paditësi, Kevin Berling, pretendon se festa e padëshiruar e ditëlindjes në vitin 2019 në Gravity Diagnostics i shkaktoi atij një sërë sulmesh paniku. Padia e Berling pretendonte se kompania e diskriminoi atë për shkak të aftësisë së kufizuar.

Kompania ka mohuar çdo keqbërje.

Sipas padisë së ngritur, Berling – i cili vuan nga çrregullimet e ankthit – i kishte kërkuar menaxherit të tij që të mos e festonte ditëlindjen e tij në punë siç bën zakonisht për punonjësit e tij, pasi mund të rezultonte në një sulm paniku dhe do t’i sillte kujtime të pakëndshme të fëmijërisë.

Pavarësisht kërkesës së Berling, kompania i organizoi atij një festë surprizë në gusht 2019, duke i shkaktuar një sulm paniku. Ai u largua shpejt nga festa dhe e përfundoi drekën në makinën e tij.

Padia thekson se Berling u “konfrontua dhe u kritikua” në një takim të nesërmen, ku ai u akuzua se “vodhi gëzimin e kolegëve të tij” dhe “u soll si një vajzë e vogël”. Takimi i tensionuar i shkaktoi një sulm të dytë paniku, pas të cilit kompania e dërgoi atë në shtëpi për atë ditë dhe të nesërmen.

Më 11 gusht, Gravity Diagnostics e pushoi nga puna, duke përmendur shqetësimet për sigurinë në vendin e punës. Padia e tij pretendonte se kompania e diskriminoi atë për shkak të një paaftësie dhe u hakmor në mënyrë të padrejtë kundër tij. Pas një gjyqi dyditor në fund të marsit, gjykata i dha atij 450,000 dollarë, duke përfshirë 300,000 dollarë për shqetësimin emocional dhe 150,000 dollarë paga të humbura.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet i riu në Himarë

Story i radhës

Arteta flet për largimin eventual të Lacazette

Të fundit nga

Видеолотарија Касинос Австрија спонзор на кошаркарски клуб Струмица

Видеолотарија Касинос Австрија со нова спортска поддршка, како дел од нашата визија за модерна и општествено одговорна компанија. Со задоволство споделуваме дека сме спонзор на кошаркарскиот клуб Струмица. Видеолотарија Касинос Австрија во

Gresa, Rovenës: Na ofendove dhe na bullizove

Debat mes Rovenës dhe Gresës ka pasur edhe mbrëmjen e djeshme. Gresa akuzoi Rovenën për ofendime dhe bullizëm ndaj saj dhe banorëve. “Na fyeve, na ofendove na bullizove, kështu fol ti”, i
ShkoLartë