Padia e 10 viteve më parë, ja lidhja e kryeministrit të ri britanik me Serbinë

min lexim

Kryeministri i ri britanik Keir Starmer premtoi “rinovim kombëtar” pas fitores dërrmuese të Partisë së tij Laburiste në zgjedhjet parlamentare dhe rikthimin e tyre në pushtet pas 14 vitesh. Ne ia dolëm”, tha Starmer triumfues, pasi Partia e Punës siguroi një shumicë absolute në Parlamentin e ardhshëm.

Ai u urua për fitoren e tij nga kryeministri në largim Rishi Sunak i cili tha se rezultatet e zgjedhjeve ishin “të qarta”.

Ky avokat britanik njihet për përfaqësimin e Kroacisë në padinë kundër Serbisë për gjenocid para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Dekada më parë, Kroacia e angazhoi atë në ekipin e saj ligjor.

Përkatësisht, në mars të vitit 2014, Starmer ishte përgjegjës për prezantimin e ngjarjeve në Vukovar gjatë rrethimit dhe pushtimit të qytetit para gjykatësve në Hagë, dhe në ditën e fundit të seancës gojore, më 1 prill 2014, ai u përgjigj në emër të Kroacisë për argumentet nga kundërpadia e Serbisë që kishte të bënte me veprimin ushtarako-policor “Stuhia”.

Përfshirja e tij në ekipin ligjor i solli një vrull të ri procesit dhe forcoi shpresat e Zagrebit zyrtar. Starmer, si ish-Prokuror i Përgjithshëm, bëri më të mirën. Nga ky pozicion, bëhet fjalë për gjenocidin në Srebrenicë. Vrasja në Srebrenicë, mori jetën e mbi 8,000 burrave dhe djemve myslimanë boshnjakë dhe nuk duhet harruar kurrë.”

Megjithatë, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka uruar Keir Starmer për fitoren, pavarësisht kësaj. “Republika e Serbisë mbetet sinqerisht e përkushtuar për forcimin e marrëdhënieve me Britaninë e Madhe dhe hapjen e rrugëve të reja të bashkëpunimit në fushat me interes të ndërsjellë”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në platformën X.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

2Ton gati për këngën e re

Story i radhës

Për gjashtë muaj u larguan 81 infermierë – Konkursi në QKUK, shpresë për ndalje të migrimit

Të fundit nga