Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale pranë Ministrisë për Punë të Brendshme ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit – Departamenti i specializuar për ndjekjen e veprave penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve, kundër K.B., G.L. dhe A.T. për ekzistimin e dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar” sipas nenit 353 paragrafi 1 i Kodit Penal.
I dyshuari i larë K.B., në kohën e kryerjes së veprës penale ka qenë inspektor i ri – udhëheqës i zonës së sigurisë në Stacionin Policor Koçan më 07.10.2023. I dyshuari i dytë G.L. në kohën e kryerjes së veprës penale ka qenë inspektor për pranim – udhëheqës turni në Stacionin Policor Koçani, më 25.11.2023. Pas një kontrolli aksional në kabaren “Pulse” në Koçani, për një shkelje të konstatuar sipas nenit 21 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, ata kanë përpiluar procesverbal për kundërvajtje dhe gjobë për një subjekt juridik joaktiv “Klasik DM SHPK Koçani” dhe për personin përgjegjës D.J., edhe pse kanë ditur se më 15.02.2023 në Regjistrin Qendror, subjekti juridik është regjistruar si “Shoqëri për prodhimtari, tregti, shërbime dhe hotelieri MMMM Kafe SHPKP Koçani”, dega kabare “Pulse” me person përgjegjës M.S., me ç’rast kanë mundësuar përfitim pasuror për këtë subjekt juridik dhe për personin përgjegjës Mitko Stojanov.
I dyshuari i tretë A.T., në kohën e kryerjes së veprës penale ka qenë komandant i Stacionit Policor në Koçan,i cili në dy raste – më 01.02.2024 dhe më 07.02.2024, ka miratuar dhe ka nënshkruar kërkesë për fillimin e procedurës për kundërvajtje për shkeljen e konstatuar sipas nenit 21 të Ligjit për kundërvajtjet kundër rendit dhe qetësisë publike ndaj subjektit juridik joaktiv “Klasik DM SHPKP Koçani” dhe për personin përgjegjës D.J., dhe i ka dorëzuar ato në Gjykatën Themelore Koçani – Departamenti për kundërvajtje, edhe pse ka ditur se që më 15.02.2023 në Regjistrin Qendror, subjekti juridik është regjistruar si “Shoqëri për prodhimtari, tregti, shërbime dhe hotelieri MMMM Kafe SHPKP Koçani” – dega kabare “Puls” me person përgjegjës M.S.
Burimi: lajme24.mk