Në rajonin e Sumatrës Perëndimore në Indonezi është mbajtur gara tradicionale me lopë në fushat e orizit, raporton Anadolu.
Gara e lopëve në Indonezi, e njohur si “Pacu Jawi”, mbahet për të festuar fundin e sezonit të korrjes në rrethin Tanah Datar të Sumatrës Perëndimore.
“Pacu Jawi” është një garë vjetore e bagëtive që mbahet çdo vit pas korrjes së orizit, ndërsa ka qenë një traditë e trashëguar që tani është një atraksion për vendasit dhe turistët e huaj.
Burimi: alfax.mk