pacolli nga cdo parti ka deputete qe do ta votonin

Pacolli: Nga çdo parti ka deputetë që do ta votonin Haxhiun

May 3, 2025
1 minut lexim

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka akuzuar opozitën për zvarritje të konstituimit të Kuvendit.

Ajo ka thënë se atyre nuk po ju konvenon formimi i institucioneve. Duke folur për seancën e së shtunës ka thënë se do të vazhdojnë sipas proceduarve të lejuara.

Sa i përket propozimit për votim të fshehtë siç u propozua të enjten ka thënë se “do të shohim se si do të veprojmë”.

E pyetur për këtë propozim se a presin që Haxhiu të votohet nga deputet të opozitës ka thënë se ka nga të gjitha partitë deputet që në mënyrë të fshehtë do ta votonin.

Por ajo ka thënë se kjo është një nga arsyet pse opozita po e kundërshton këtë votim “ajo mundet me qenë frika kryesore”.

Ne kemi parë që ka përçarje brenda Grupit Parlamentar të LDK-së, për shkak të problemeve me rezultatin zgjedhor. Njësoj ka përçarje brenda PDK-së dhe AAK. Nga secila parti ka deputet që mund ta votojnë, por nuk duan të jenë pjesë e procesit ku sulmohen, etiketohen apo të ndëshkohen”, ka thënë Pacolli në “InfoNata”.

Ajo është shprehur se ata kanë bërë përpjekje për tejkalim të ngërçit, por janë refuzuar nga opozita.

“Kemi bë përpjekje të dalim nga ky ngërç kemi propozuar alternativa për zgjidhje, opozita i ka refuzu”, tha Pacolli.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

veliera e tyre pesoi defekt gjate lundrimit ne sazan policia kufitare e vlores shpeton turistet 68154e6e7905d
Story i mëparshëm

Veliera e tyre pësoi defekt gjatë lundrimit në Sazan, policia kufitare e Vlorës shpëton turistët

arsenali po i kerkon realit yllin e skuadres ne kembim te salibas 68155b8e385ff
Story i radhës

Arsenali po i kërkon Realit yllin e skuadrës në këmbim të Salibas

Të fundit nga

Pse një mashkull dashuron ndryshe?

Meshkujt dhe femrat e shprehin dashurinë dhe përkujdesjen në mënyra të ndryshme. Në përgjithësi femrat janë më të ndjeshme, ndërsa meshkujt të tregojnë se janë më të fortë. Kjo do të thotë,
ShkoLartë