Pacolli kërkon transparencë nga Qeveria për gjendjen në veri

December 17, 2022
1 minut lexim

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka kërkuar sqarime nga institucionet e Kosovës për gjendjen në veri.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të tregohen me transparente për gjendjen në atë pjesë të vendit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Pacolli ka shkruar se duhet të dihet nëse institucionet vendore të sigurisë po mund t`i kryejnë detyra e tyre kushtetuese në veri.

“A është vërtetë që në Veri nuk ka forca të Serbisë ashtu siç premtoi Presidentja apo atje ka forca të Serbisë dhe cilat janë ato? Kohet e fundit kemi parë pamje të Kryeministrit e Ministrit të Brendshëm nga Veriu i Kosovës. Në këtë kontekst nevojitet sqarim: A ka lëvizje të lirë në Veri të Kosovës apo rrugët janë ende të bllokuara.

Po dëgjohen zëra se nepër pikat të Policisë së Kosovës kemi Policë tonë të bllokuar. Shtrohet pyetja, a munden këta Policë më i zbatu detyrimet e tyre, a ka ndërrime dhe a ka furnizim për këto pika të kontrollit. Besoj se është e rrugës që Qeveria të tregon transparencë për situatën reale në Veri të vendit”, ka shkruar Pacolli.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dhunuan dhe dogjën me benzinë të gjallë 61-vjeçarin, Gjykata jep masën e sigurisë për Marjeta Karajn dhe Gazmir Ngotën

Story i radhës

Ministria e Jashtme Gjermane: Kujdes nëse udhëtoni në Maqedoni

Të fundit nga

Prishtina barazon me kampionin

Prishtina ka barazuar me rezultat 1:1 me kampionin në fuqi, Ballkanin e Therandës, në takimin që u luajt nën dritat e reflektorëve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Futbollisti Bleart Tolaj ka
ShkoLartë