Pacolli i drejtohet Kurtit dhe Osmanit: Frenoni njerëzit tuaj, po më ofendojnë mua dhe fëmijët pa të drejtë

October 23, 2024
1 minut lexim

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se pas një deklarate të tij, ku përmendi bisedimet me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, është përballur me ofendime nga njerëz pranë kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.

Pacolli kishte deklaruar se bisedoi me Radoiçiqin pas një kërkese nga Kurti dhe Osmani për të siguruar votat e Listës Serbe. Pas kësaj, ai ndau një mesazh publik ku i bëri thirrje Kurtit dhe Osmanit që të frenojnë njerëzit e tyre nga shpifjet dhe ofendimet.

“Nuk kam ndërmend të merrem me njerëzit tuaj, por kam një lutje: ju lutem frenoni njerëzit e juaj, ata që po më ofendojnë, sepse deklaratat e pavërteta që po bëjnë nuk po ofendojnë vetëm mua, por edhe fëmijët e mi,” ka thënë Pacolli.

Ai theksoi se veprimet e tilla nuk i bëjnë nder askujt dhe se nuk meriton një trajtim të tillë.

Pacolli gjithashtu paralajmëroi për pasojat ligjore që mund të sjellë manipulimi me emrin e tij.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Meta u la në burg/ ”Vendim i turpshëm dhe i neveritshëm”, Blushi: Konfirmon rrëshqitjen e Shqipërisë në diktaturë

Story i radhës

​Thomas Muller ndoqi gruan e tij në Instagram, ajo fshiu të gjitha fotot me të

Të fundit nga

E pazakontë – Xhoni në xhiro me majmun

Rap-artisti i njohur shqiptar, Don Xhoni, gjatë këtyre ditëve ndodhet në Dubai. Kjo për të xhiruar videoklipin e tij të ri, të cilin do ta sjellë së shpejti për fansat. Por, ai
ShkoLartë