Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli të mërkurën ka thënë se një ditë para se Vjosa Osmani të zgjidhet presidente e shtetit, ka folur me Milan Radoiciqin në prezencën e presidentes Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti. Ai thotë se në këtë bisedë telefonike u peshkua një deputet për votimin e saj dhe praktikisht ajo u arrit. Për këtë deklaratë të tij nuk kanë folur nga Presidenca e Kosovës derisa nga Qeveria e kanë mohuar një gjë të tillë.
Në seancën e 4 prillit të vitit 2021, Vjosa Osmani e mori dritën e gjelbër për presidente të Kosovës.
Por një ditë para këtij votimi, deputeti i Kuvendit të Kosovës Behgjet Pacolli po thotë se u peshkua një deputet me Listën Serbe për ti bërë 71 vota që Osmani të bëhet shefe e shtetit.
Për këtë Pacolli, thotë se në prani të Vjosa Osmanit dhe Albin Kurti, foli në telefon me nënkryetarin e atëhershëm të kësaj partie, Milan Radojciqin.
“Unë kam pasur një telefonatë me zotëri Radojçiq, një ditë para zgjedhjes së Presidentes, këtë e din edhe Presidentja edhe kryeministri Albin Kurti, sepse telefonata është bërë në praninë e tyre. “Është një telefonatë e tillë ka qenë sepse unë nuk mundem të gënjej, është shiku që të gjendet edhe një deputet dhe aty është peshku edhe një deputet praktikisht”, ka thënë Pacolli.
Pacolli pretendon që kjo është telefonatë është bërë me dijen Osmanit dhe Kurtit.
“Unë këtë telefonatë nuk e kam bo në mendjen time por ashtu siç ka ndodhë gjithmonë, sigurisht se po dhe asnjëherë nuk kom ikë prej momenteve kur duhet ti ndihmohet Kosovës, kur duhet ti ndihmohet konstruktivitetit, unë jam kthye atë ditë nga lartë jam kthye për t’ia dhënë votën zonjës Presidente a e kanë respektuar ata më vonë a jo këtë gjë është pune e tyre”, thotë ai.
Mirëpo, këto deklarime po i hedh poshtë Zyra e Kryeministrit.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu thotë se kjo deklaratë nuk është e vërtetë.
“Absolutisht e pavërtetë. Nuk ka asnjë rast në të cilin deputeti Pacolli të ketë komunikuar me Radoiçiqin në prani apo në dijeni të kryeministrit Kurti, aq më pak me kërkesë të tij”, thotw ai.
Televizioni ka kërkuar një qëndrim edhe nga Presidenca, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje gjatë së mërkurës.
Burimi: botasot.info