Pacolli flet për takimin me Radoiçiqin, tregon ku u takuan

Presidenti i Alëancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka deklaruar se ish-nënkryetarin e Listes Serbe Milan Radoiçiq e ka takuar në zyret e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj gjatë kohës së qeverisjes së tij.

Pacolli, tha se këto takime kanë ndodhur për shkak se Lista Serbe ka qenë pjesë konstruktive e Parlamentit të Kosovës.

“Prej 2014 deri 2017 kam mungu nuk kam qenë pjesë e Qeverisë, as nuk e kam ditë kush është Radoiçiqi, as kurrë në jetën timë s’kisha ndëgju për këtë emër, edhe ai ka qenë aty unë as nuk e kam regjistru dhe kam shku. A e dini kur kam ndëgjuar për fjalën Radoiçiq, atëherë kur ka dalë një fotografi që dikush e ka bë edhe e ka publiku diku, edhe më thonë që ky njeri është Radoiçiqi, unë atëherë e kam kuptuar kush është Radoiçiqi. Më vonë kur ka fillu qeverisja e zotit Haradinaj unë Radoiçiqin e kam takuar në zyret e kryeministrit. Sepse lista serbe ka qenë pjesë e parlamentit, shumë herë pjesë konstruktive e parlamentit dhe sa e di unë në atë kohë Radoiçiqi ka qenë nënkryetar i listes serbe, kjo është krejt çka me lidhë mu me atë Radoiçiqin”, tha Pacolli.

Derisa theksoi se në kohën sa ishte ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës me Radoiçiqin ka zhvilluar takime në zyrë të vish kryeministrit Haradinaj, ku siç tha ai, është biseduar për bashkëpunimin e listes serbe me qeverinë.

“Unë atë e kam pa dy herë, dhe më vjen keq sot që dikush thotë… unë asnjëherë nuk kam thënë se nuk i kam takuar deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe do të ishte marrëzi për mu që një koleg timin mos me e përshëndetë.Unë jam njeri mendjehapur dhe përshëndes çdo kend. Si ministër i Punëve të Jashtme e kam takuar Radoiçiqin në zyre të kryeministrit Haradinaj, dhe në atë takim është folur për bashkëpunimin e listes serbe me Qeverinë”, tha Pacolli.

Por që ai tha se “nuk besoj që zoti Haradinaj e ka ditë që ai është ndonjë kriminel dhe nuk besoj se po të kishte pasur ndonjë indicie që ai është kriminel, ai nuk do të ishte takuar se e njoh shumë mirë kryeministrin”.

Story i mëparshëm

Tirana, kryeqendra ballkanike e Europës/ Kamberi: Integrimi në BE ndryshon elementët e shoqërisë

Story i radhës

Testoni kujtesën tuaj: Kontrolloni nëse truri juaj ende funksionon mirë

Të fundit nga