Pacolli akuzon Pecin për shpifje: Pati premtuar se një dëshmitar do të më denonconte për “vrasje të heronjve”

March 22, 2025
1 minut lexim

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, e ka akuzuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci për shpifje dhe gënjeshtra.

Pacolli në postimin e tij të bërë në Facebook, ka thënë se ministri Peci kishte deklaruar në dhjetëra emisione televizive se do të paraqitej një dëshmitar i cili, do ta denonconte biznesmenin për “vrasje të heronjve”.

Në reagimin e tij, Pacolli ka shkruar edhe se Kosova meriton ministra të përgjegjshëm.

Postimi:

Rreth fundit të vitit të kaluar, Faton Peci – përveç ofendimeve dhe shpifjeve që më bëri publikisht – në dhjetëra emisione televizive pati premtuar se shumë shpejt (madje duke e kufizuar këtë kohë në ditë) do të paraqitej një “dëshmitar” që do të më denonconte për “vrasje të heronjve”.

Që nga atëherë ka kaluar shumë kohë – jo vetëm ditë e javë, por disa muaj – dhe ky “dëshmitar i paralajmëruar” ende nuk është shfaqur. Nëse ky dëshmitar nuk është paraqitur deri më tani, atëherë me plot të drejtë mund të konkludojmë se Faton Peci edhe një herë tjetër ka shpifur dhe ka gënjyer, ashtu siç ka bërë edhe në raste të tjera.

Kosova meriton ministra të përgjegjshëm, jo shpifës dhe gënjeshtarë! 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Rama i përgjigjet Bashës: U ngrit era euroatlantike dhe po shkunden puplat tek këneta

Story i radhës

Ylli shkëlqen në Therandë

Të fundit nga

Alba Vukaj ka nevojë për pushime

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Vukaj vazhdimisht është aktive në rrjetet sociale. Ajo kohëve të fundit tregonte se ka qenë e angazhuar me punë. Sot Alba ka publikuar një fotografi, përmes
sqmken
ShkoLartë