Pacientët me kancer shtohen, shërbimi bie! Nuk ka izotope, 100 pacientë presin dy muaj për incizim

October 22, 2024
min lexim


Numri i pacientëve me kancer, nga viti në vit po rritet, por jo edhe cilësia e shërbimeve shëndetësore. Nëse në vitin 2021 kishte 15.892 pacientë, gjatë vitit 2023 trajtim në Klinikën e Onkologjisë kanë kërkuar 17.196 persona, apo rreth 1.300 më shumë. Nga Shoqata për pacientë me kancer “Hema Onko” alarmojnë për problemet më të cilat përballen ata. Ndonëse me udhëzime me prioritet, pacientët presin deri në dy muaj për incizim në Klinikën e Onkologjisë, për shkak të mungesës së izotopeve. Me këtë rast atyre u ndërpritet terapia dhe kjo ua pengon mjekimin e sëmundjes, shtojnë nga Hema Onko.

“Për incizim të kockave momentalisht presin 100 pacientë të cilët udhëzohen nga Onkologjisë me prioritet për të bërë atë analizë për vazhdim të terapisë, që domethënë se derisa nuk bëhet kontrolli ata nuk mbeten pa terapi, e kjo siç e dimë e vështirëson mjekimin e tyre të mëtejmë. E problemi që është drejtuar nga institucioni është se nuk ka izotope, tani e ndava informacionin edhe me ministrin.
Sa kohë pritet?
Dy muaj, kjo është informata që e kam”, tha Ana Marjanoviq – Shoqata Hema ONKO.


Por çfarë nënkupton kjo për pacientët që presin për kontroll?

“Nëse dikush ka marr tre terapi dhe më pas liheni sikurse vitin e kaluar tre deri në gjashtë muaj pa terapi, në këtë rast kur të rifilloni të merrni terapinë, ktheheni nga pika zero, mos të them më shumë se zero, në minus, sepse sëmundja bën progres”, shtoi Ana Marjanoviq – Shoqata Hema ONKO.


Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari thotë se nuk është i njoftuar me situatën e mungesës së izotopeve por u zotua se do ta zgjidh këtë problem me institucionet përgjegjëse.

“Gjithsesi ne duhet të intervenojmë dhe të shohim çfarë mund të bëjmë. Mirë që mora këtë informacion dhe do të shohim ditëve në vazhdim si mundet ministria të ndihmojë”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.


Ndërkaq edhe raporti i ri i revizionit për Klinikën e Onkologjisë ka përfunduar në Prokurori. Revizioni tregon se problem kyç është mungesa e stafit në Klinikë, e cila është e vetmja për trajtimin e pacientëve me kancer në vend. Terapia biologjike nuk është e disponueshme për të gjithë pacientët, por vetëm për 24 për qind të tyre.

“Gjithsej 35 mjekë dhe 96 staf mjekësor kujdesen për pothuajse të gjithë pacientët me kancer në vend. Ministria e Shëndetësisë ka dështuar në vënien në funksion të qendrave të tjera të radiologjisë në vend, ndërsa Klinika në Shkup mbetet e vetmja.
Nga ana tjetër, statistikat tregojnë se numri i pacientëve në klinikë është vazhdimisht në rritje, ndaj një mjek onkolog ka 5000 ekzaminime në vit. Gjatë vitit 2023 janë kryer 104 mijë shërbime shëndetësore”, thonë nga Enti Shtetëror për Revizion.

Ministri i Shëndetësisë u pyet për raportin por tha se ende nuk e ka parë. Ndërkaq as drejtori i Klinikës së Onkologjisë Igor Stojkovski tha se ende nuk e ka raportin, por premtoi rreth 50 punësime të reja të stafit mjekësor.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Profesoresha maqedonase e thotë shahadetin dhe bëhet muslimane (VIDEO)

Story i radhës

U arrestua me urdhër të SPAK, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi dalin nesër para togave të zeza në GJKKO!

Të fundit nga

ShkoLartë