St. Pauli barazon në minutën e fundit, me rezultat 2:1 në konak të Hannoverit, në takimin e javës së 2-të të Bundesliga II.
Kapiteni Leart Paçarada u përpoq me shok deri në fund dhe ia dolën të nxjerrin një pikë nga ky udhëtim.
Futbollisti Eggestein kaloi në epërsi (0:1) St. Paulin në minutën e 4-të, por që u shkri në minutat vijues.
Kerk në minutën e 33-të dhe të Kohn në atë 71-tën, shënuan për Hannoverin.
Në minutën e 90+5 Irvine realizon për 2:2 duke sjell gëzim të madh nga skuadra e qytetit të Hamburgut.
Betim Fazliji u paraqit nga minuta e 68-të për St. Paulin.
St. Pauli arriti barazimin e parë pas fitores në hapje, duke u renditur në vend të tretë me 4 pikë dhe Hannoveri është i 12-ti me 1 pikë.
Paçarada u vlerësua me notën 7.2 e Fazliji me 6:1 nga faqja e specializua për statistika “Sofascore”.
Lojtari i Hannoverit, Kohn, me notën 7.7 është më i miri i ndeshjes.