Braunschweig ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj St. Pauli-t, në takimin e javës së 10-të të Bundesliga II.
Futbollisti Saliakas në minutën e 68-të ka shënuar për St. Paulin dhe Pherai përmbysi gjithçka me dy golat e tij në minutën e 78-të e 90+4, duke ia siguruar fitoren Braunschweig-ut.
Reprezentuesi i Kosovës, Betim Fazliji, ka luajtur nga minuta e 60-të ose për 30 minuta ishte në fushë për St. Pauli-n.
Mbrojtësi Leat Paçarada për shkak të lëndimit, nuk u paraqit për St. Paulin dhe ishte një hendikep i madh për skuadrën nga Hamburgu.
Braunschweig është në vend të 11-të me 11 pikë dhe ka 1 më shumë se St. Pauli që gjendet dy në të 13-tin.