Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Pa viza në SHBA, MPJ jep informacion! – Gazeta.mk

Pa viza në SHBA, MPJ jep informacion!

min lexim

Në lidhje me të dhënat e publikuara nga Departamenti i Shtetit se përqindja e vizave të refuzuara për Maqedoninë e Veriut në vitin 2022 ishte 26,29%, Ministria e Punëve të Jashtme informon se ka filluar një proces për bashkimin e vendit në Programin për heqjen e vizave të SHBA-së.

( Visa Waiver Program ) “Gjegjësisht, me vendim të Qeverisë është formuar grupi punues ndërinstitucional i udhëhequr nga Ministria e Punëve të Jashtme, i cili përbëhet nga përfaqësues të institucioneve tjera relevante që punojnë për plotësimin e kushteve për vendosjen e regjimit pa viza me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kushtet kanë të bëjnë për fusha të ndryshme, por një nga më kryesoret është që përqindja e vizave të refuzuara të jetë maksimumi 3%.

Në këtë kontekst, theksojmë se përqindja e lartë e vizave të refuzuara prej të paktën 30% është për shkak të aplikimeve të papërshtatshme, për të cilat planifikojmë të fillojmë së shpejti një fushatë për edukimin e qytetarëve për procesin e aplikimit dhe kushtet që duhet të plotësohen, në mënyrë që për të marrë një vizë për në SHBA”, thonë nga MPJ.

MPJ shprehet se procesi i anulimit të vizave për qytetarët e Maqedonisë së Veriut për të hyrë në SHBA është një proces afatgjatë dhe kompleks, i cili kërkon aktivitete të vazhdueshme, për të cilat ne po punojmë me përkushtim. Në të njëjtën kohë, anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Programin për regjimin pa viza u bë pjesë e Dialogut Strategjik me SHBA-në dhe është ndër projektet në Planin e Veprimit, i cili u miratua në seancën e Qeverisë në shkurt të këtij viti.

Story i mëparshëm

Nënkryetarja Sahatçiu vë gurthemelin e aneksit të çerdhes në Bregun e Diellit

Story i radhës

Erdogan ka ftuar Elon Musk për të ndërtuar fabrikë “Tesla” në Turqi

Të fundit nga