Shkup, 27 nëntor – Pa ujë nesër do të jenë shfrytëzuesit në pjesë të komunës së Butelit dhe Shuto Orizarës, ndërsa pa rrymë do të jenë disa pjesë të Aerodromit, Kisella Vodës dhe Gjorçe Petrovit, kumtoi QRMK Shkup pas njoftimit nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” dhe EVN Maqedoni SHA.
Pa ujë nga ora 10 do të jenë përdoruesit në një pjesë të fshatit Lubanci në komunën e Butelit. Arsyeja për ndërprerjen e furnizimit me ujë është punimet në rr.7 p.n. (afër urës) në fshat dhe do të zgjasë deri në sanimin e defektit.
Ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 9 do ta kenë shfrytëzuesit e rrugëve “Iljo Vojvoda” dhe një pjesë e “Butelski Venec” në komunën e Shuto Orizarit. Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë është defekti rrugor në rr. “Gvadallahara” p.n. (te rezervuari Shuto Orizarë) dhe do të zgjasë deri në përfundimin e sanimit të defektit.
Pa rrymë nesër nga ira 8 deri në ora 15 do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të rr. “Blagoj Muçeto” në komunën e Aerodromit, nga ora 08:25 deri në ora 15, një pjesë e rr. “Hristo Tatarçev” nr. 22 në komunën e Kisella Vodës, ndërsa nga ora 9 deri në 14 një pjesë e fshatit Volkovë afër kishës në komunën e Gjorçe Petrovit.
Burimi: zhurnal.mk