13
Shkup, 25 tetor – Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka dalë me propozim për rritjen e pagës minimale nga 22 mijë sa është tani në 450 euro (27 mijë denarë. Ky propozim n shikim mtë parë është conform një politike socialdemokrate, aq më tepër kur partia që zbaton këtë politikë gjendet në opozitë.
Mirëpo Maqedonia e Veriut si duket ka një problem më të madh se rritja e pagave, qoftë e asaj minimale, qoftë në përgjithësi, shkruan Zhurnal. Ky problem, që po theksohet gjithnjë e më tepër, janë tregtarët e papërgjegjshëm, që po e “djegin” çdo rritje të pagave. Nëse kthehemi disa vite mbrapa, do të shohim se goditjet inflatore në vendin tonë kanë filluar pikërisht në kohën kur filloi rritja e dukshme e pagës minimale.
Spirala e inflacionit ka përfshirë mbarë Evropën dhe botën, por nuk është e logjikshme që në një vend si Maqedonia e Veriut me paga të ulëta, e papunësi të lartë, shumë çmime të shtrenjotohen më shumë se në vendet e BE-së, ku pagat janë shumë fish më të larta, e papunësia shumëfish më e vogël, që do të thotë se bëhet fjalë për vende me fuqi shumëfish më të madhe blerëse. Tregtarët tek ne çdo gjë shfrytëzojnë si aryse për rritjen e çmimeve. Luftën në Ukrainë, luftën në Palestinë, shtrenjtimin e benzinës, shtrenjtimin e dizleit edhe pse kur lirohen, nuk ndodh asnjëherë e kundërta.
Duke toleruar këtë sjelljë të papërgjegjshme të tregtarëve, sot kemi arritur në situatëë kur paga mesatare nominale është rritur dyfish, por vlerë reale nuk ka as sa kur ka qenë dyfish më e vogël.
Është koha që qeveria aktule të marë masat e nevojshme dhe të zbatojë zotimin se do të angazhohet që paga të ketë vlerë, e jo vetëm të rritet nominalisht. Është koha që t’i thuhet stop sjelljesë së papërgjegjshme të tregtarëve. Është e vërtetë se nuk jemi as shtet komunist, e as socialist, por patjetër të gjendet mekanizëm i cili interesin e qytetarëve do ta vendosë para interesit të një grusht tregtarëve.
Këtë e ka nënvizuar sot edhe kryetari i Lidhjes së Sindikatave Sllobodan Trendafillov, i cili deklaroi se jetesa po bëhet më e shtrenjtë për shkak se është e vështirë të mbijetohet me 370 euro, kur shporta minimale sindikale tashmë është mbi 1000 euro. Sipas tij, tregtarët përfitojnë në kurriz të qytetarëve.
“Për fat të keq, tregtarët e shfrytëzuan periudhën kur Qeveria shpalli një masë të tillë dhe çfarë bënë – fillimisht i rritën çmimet dhe shporta minimale e sindikatës në pjesën e rritjes së shpenzimeve u rrit për 750 denarë për muajin shtator. Për muajin tetor është ulur për 960 denarë, që do të thotë se tregtarët kanë qenë të pangopur dhe kanë tentuar të bëjnë para në kurrizin e punëtorëve”, tha Sllobodan Trendafillov.
Sipas ministrit të Ekonomisë, Besar Durmishi, kërkesat e sindikalistëve, si rritja e pagës minimale, do të vendosen në rendin e ditës për periudhën e ardhshme dhe do të diskutohet nëse ka mundësi për rritjen e saj.
Durmishi është decid se rritja apo ulja e pagës minimale në gjendje të jashtëzakonshme mund të diskutohet dhe debatohet vetëm në kuadër të Këshillit Social Ekonomik, mes sindikatave dhe punëdhënësve.
“Dy javë më parë është formuar ky organ dhe në periudhën në vijim do të vendosen në rend dite kërkesat e tyre, siç është paga minimale dhe do të diskutohet nëse ka apo jo mundësi, për rritjen e saj. Marrja e vendimeve ad-hok për rritjen e pagës minimale në rast emergjence nuk rregullon ekonominë”, tha Durmishi.
Në pyetjen se si e komenton Propozim-ligjin për rritjen e pagës minimale që e solli LSDM-ja, Durmishi u përgjigj se qeveria e mëparshme e kishte lënë ekonominë në një gjendje katastrofike. Ai gjithashtu porositi se “kanë më shumë punë në partinë e tyre sesa të merren me pagën minimale”.
Ndryshe Vlera e shportës minimale sindikale për muajin tetor 2024 është 61.249 denarë, informojnë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Me banesë me qira prej 60 m2 për muajin tetor, shporta arrin 76.624 denarë, shkruan Zhurnal. Krahasuar me vlerën e shportës minimale sindikale për shtatorin e vitit 2024, e cila ishte 61.306 denarë është ulur për 57,00 denarë./Zhurnal
BURIMI: zhurnal.mk