“Pa protesta këto probleme nuk zgjidhen”- Berisha: Largimi i Ramës nga pushteti, objektivi kryesor!

min lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi mbrëmjen e sotme se mënyra e vetme për të larguar kreun e qeveris socialiste Edi Rama nga pushteti janë protestat.

“Nuk u vazhduam protestat. Edhe mund të vazhdoheshin. Pa protesta këto probleme nuk zgjidhen. Largimi i tij nga pushteti duhet të jetë objektivi ynë. Ai ka mbështetje nga George Soros. Vetëm në Europë ai ka investuar në politikë 18 mld euro. Ne do rrimë në të drejtën tonë, nuk ndikohemi”, tha Berisha.

Ai tregoi një episod gjatë qeverisjes së tij për ligjin për investimet strategjike. Berisha tha se e refuzoi atë kur zbuloi se kishte për qëllim shtetëzimin e tokës bregdetare.

“Ligji i investimeve strategjike është një ligj për të cilin punova dy vite. Një ministër i një vendi tjetër e kërkon dhe më thotë që përfundon me 20 mld euro investime. Filluam punën. Krijova grupin e punës. Çova një në Egjypt ku ishte një model i tillë. Ajo ishte de facto shtetëzim i tokës në bregdet. I thashë nuk bëhet kjo. Dhe e lamë. Erdhi ky në pushtet, kishte lidhje me të dhe ky e bëri menjëherë ligjin. Ai ka vendosur në potencial shtetëzimi tokën turistike të Shqipërisë”,deklaroi Berisha.

“Duhet përpjekja jonë në komunitet. Sepse atje është shumica e heshtur ose ajo që psikologët i thonë gri. Nuk ka dhe nuk mund të ketë gjë më efikase se përpjekja jonë në komunitet. Nuk është e lehtë për t’u organizuar. Ne duhet të angazhohemi me qytetarët në përpjekje shumë të madhe.

Jam optimist sepse kauza është e drejtë. Punë shumë duhet bërë. Duhet të vrasim frikën. Ky ka arritur të ngjallë frikën dhe kjo është pr mendimin tim përgjegjësia më e rëndë e opozitës në këto 8 vite. Opozita duhet të ishte dhëmbë për dhëmbë me të që ai të mos injektonte frikë te qytetarët. Do dalim prej kësaj por e kemi faktor real që na pengon shumë”, u shpreh ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tirana ia ka dalë edhe në të kaluarën

Story i radhës

Arsovska: Shkupi është qyteti më i bukur në botë

Të fundit nga