“Pa përfshirjen e Joe Biden s’mund të ketë marrëveshje të madhe Kosovë-Serbi”

min lexim

Bashkimi Evropian ka disa vite që është duke ndërmjetësuar dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë në përpjekje e sipër për të gjetur një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme. Përgjatë këtyre vitesh negociata, janë arritur disa marrëveshje, megjithatë zbatimi në vazhdimësi ka qenë problematikë.

Në Kosovë në  vazhdimësi ka thirrje që të ketë një përfshirje direkte të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në proces. Gjatë kohës së administratës së Donald Trump ishte angazhuar në mënyrë speciale një emisar presidencial për dialogun Kosovë-Serbi.

Megjithatë tashmë gjatë administratës së Joe Biden nuk ekziston një pozitë e tillë, dhe me çështjen e dialogut po merret Gabriel Escobar, i cili në përshkrimin e tij të punës e ka të gjithë Ballkanin Perëndimor.

E tashmë kur Kosova dhe Serbia po hasin në vështirësi të gjetjes së një marrëveshjeje për targa dhe për dokumente të identifikimit, po thuhet që s’mund të arrihet asnjë marrëveshje gjithëpërfshirëse pa përfshirjen e presidentit amerikan, Joe Biden, raporton Gazeta Express.

“Pa përfshirjen e presidentit Biden s’mund të ketë një zgjidhje gjithëpërfshirëse”, kështu kanë thënë burime nga një prej delegacioneve Kosovë-Serbi për “The Pavlovic Today”.

Këto burime kanë thënë se një zgjidhje për targat mund të bëhet, por një marrëveshje e madhe “s’mund të arrihet pa përfshirjen e presidentit Joe Biden”./GazetaExpress/

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Skandali i përgjimeve në Greqi, kryeministri Mitsotakis refuzon sërish të japë dorëheqjen

Story i radhës

“Shumë fëmijë pa u regjistruar në çerdhe dhe kopshte”- Tabaku: Qeveri që propagandën e beson aq shumë vetë

Të fundit nga