Pa ndrojtje: Pyetjet që duhet t’ja bëni përballë ish-it tuaj

December 10, 2022
min lexim

Njerëzit me fat janë ata që bien në dashuri më shumë se një herë në jetë. Çdo dashuri është e ndryshme nga tjetra dhe e veçantë. Për disa ndarja mund të jetë shumë shokuese, duket sikur fiken të gjitha dritat, të mbyllen të gjitha dyert, duke të bllokuar dhe të lënë në errësirë. Përveç se mund të jeni duke shkatërruar veten, ju keni shumë kureshtje, keni një million pyetje dhe do të donit që ai të ishte i gatshëm të përgjigjej.

1.

Çfarë do të ndodhte nëse do të kisha bërë diçka ndryshe? Ishte diçka në karakterin tim që të largoi apo nuk dhashë më të mirën?

2.

Nëse do të ktheheshim pas në kohë, do të kishe luftuar më shumë për ne?

3.

Nëse do të ishim njohur në një kohë tjetër a do kishte ndodhur njësoj? Dashuria e vërtetë është kur takon një person në kohën e duhur dhe vendin e duhur. Çfarë do të kishte ndodhur nëse do takoheshim kur ishim fëmijë? Po sikur të takoheshim kur të ishim më të rritur dhe më të zgjuar?

4.

A më doje me zemër apo aty ishte dikush tjetër nga e kaluara jote?

5.

A do të duash dikë tjetër siç më doje mua?

6.

Pas të gjithave a ka diçka që të vjen keq? Sepse nëse pyet mua, nuk më vjen keq që u takuam. 

7.

A të kaloj në mendje herë pas here? E di që ti nuk mendon për mua gjatë gjithë kohës siç bëj unë për ty, por ndoshta më kujton ndonjëherë.

8.

Çfarë mësove nga gabimet tona? Ne ecëm më shumë pas sesa para.

9.

A mund t’a provojmë sërish në të ardhmen? A transformohet dashuria komplet apo ajo mund të riciklohet dhe ripërdoret?

10.

Pse duhet të mbaronte kështu? Si mundet që diçka që filloi kaq bukur mund të përfundojë në këtë mënyrë?

11.

A ke lindur i mërzitshëm apo thjesht nuk dëshiron më?

12.

Isha unë apo ti problemi? E di që ndoshta nuk do gjej një përgjigje për këtë, por e pyes veten vazhdimisht.

13.

A mund të jemi miq gjithsesi? A mundemi dhe a duhet të jemi shokë?

14.

Duke qenë me mua a ishe njeri më i mirë?

15.

A ishe gati për një lidhje kur ma propozove mua? Sepse pyes veten mos premtimet që më bërë në fillim ishin bosh.

16.

A do të jesh ndonjëhere gati për një lidhje? Sepse me mua ndoshta nuk ishe.

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

ICMG: KOK-u ka kapacitet për organizimin e Lojërave Mesdhetare

Story i radhës

Amsterdami ndalon pirjen e marihuanës në qendër të qytetit – dënime rigoroze kush thyen rregullat

Të fundit nga

ShkoLartë