Pa këto 4 zakone harrojeni barkun e sheshtë

February 3, 2022
1 minut lexim

Sulmo muskujt e fshehur 

Barku ka disa muskuj, por ato që fshihen nën sipërfaqe janë më të rëndësishmit për të pasur një pamje prej barku “petë”. Të forcosh këtë grup muskujsh është si të veshësh një korse të mirë. Që t’i praktikoni ato, duhet të bëni shumë, po shumë muskuj barku.

Lëviz të pasmet 

Të pasmet janë partnere në krim për barkun. Me kalimin e kohës, të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë, i bën muskujt e barkut të papërdorshëm, sidomos ato që bashkojnë barkun me pjesën e të pasmeve. Me kurrizin e mbështetur në tokë, duart e shtrira ngrini vithet. Mbajeni lart barkun, duke ndier presion në muskujt e shpinës. Qëndroni kështu për 10 sekonda. 

Zgjidh ushqimet e duhura 

Zëvendësoni sheqernat me proteina, si mish, peshk, bulmet, pasi ato mund ta pakësojnë dhjamin në barkun tuaj. Eliminoni sheqerin e përpunuar, i cili gjendet në ushqime si brumërat e pjekura, pijet me gaz, pijet e frutave dhe kosi me fruta. Kjo përkthehet ndryshe me 325 kalori më pak çdo ditë. Zgjidhni ushqime si ullinjtë, farat e ndryshme apo avokadon. Mos harroni që këto ushqime ju ndihmojnë “të shfryheni”. Brokoli gjithasht u duhet të jetë një zgjedhje e përditshme. 

Ushtrime me plan 

Nuk është e thënë të ushtroheni çdo ditë. Mjaftojnë tri seanca në javë për rezultate maksimale. Mund të keni më tepër sukses kur u jepni mundësi muskujve të pushojnë një ditë. Sforcimi i tepër i këtij grupi muskujsh bën që të duhen më tepër ditë për t’u forcuar.

Përsëritini më shumë se 15 deri në 20 herë për ushtrim. Dhe nëse muskujt e barkut janë më të rëndësishmet për ju, atëherë kur shkoni në palestër, kushtojuni atyre pjesën më të madhe të kohës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Biden njofton planin për të përgjysmuar vdekjet nga kanceri në 25 vjetët e ardhshme

Story i radhës

Ramos mungon ndaj Real Madridit

Të fundit nga

Përshtypjet e para, rëndësia në çift

E dimë që përshtypjet e para mund të na mashtrojnë, por a është kështu gjithmonë? Sa mund të mbështetemi në intuitën tonë apo duhet ta njohim plotësisht një person përpara se të

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë