“Pa fusnotë? ’’, Kosova si Republikë’’ – Gjyshinca tregon si do paraqitet shteti në Procesin e Berlinit

October 9, 2024
1 minut lexim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, ka deklaruar se ka pasur një proces negocimi nga të dyja palët për të gjetur një rrugë të mesme para se të vinte deri të vendimi për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj mallrave serbe.

Gjyshinca, nuk ka dhënë detaje konkrete lidhur me marrëveshjen, mirëpo ka thënë se e rëndësishme është që Kosova do të jetë e pranishme në Procesin e Berlinit dhe se ata po angazhohen që t’i ruajnë edhe raportet e mira me miq por edhe interesin kombëtar të Kosovës.

Ajo për çfarë kam informacion është se ka pasur një proces të themi të negocimit të të dy palëve, ne kemi pasur një ekip ekspertësh që është angazhuar për të gjetur një rrugë të mesme. Ajo që është e rëndësishme është që Kosova do të jetë e pranishme në Samitin e rradhës në kuadër të Procesit së Berlinit dhe po ecim tutje t’i mirëmbajmë të dy angazhimet tona edhe raportet e mira me miq por edhe interesin kombëtar të Kosovës”, ka thënë ai.

Ai ka mohuar se Kosova do të paraqitet me fusnotë në Procesin e Berlinit por ka treguar se do të paraqitet si Republikë gjë që sipas tij do të konfirmohet edhe ne mënyrë dokumentative ditëve ne vijim.

“Edhe në kuadër të CEFTA edhe në kuadër të Procesit të Berlinit unë po flas për një prezentim të njëjtë, e tash mbetet të shihet ditëve në vijim. Ajo çfarë mund të them unë tani është se Kosova do të paraqitet si Republikë dhe kjo do të konfirmohet pastaj edhe në mënyrë dokumentative”, ka shtuar Gjyshinca.

BURIMI: Bota Sot

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kur nëna vuan pas lindjes, si t’i ndihmojmë?

Story i radhës

Përse Duhet të Flini në Shpinë – Përfitimet në Shëndetin e Lëkurës

Të fundit nga

​Milani emëron trajnerin e ri

Milani konfirmon emërimin e Sergio Conceiçao si trajner i ri i tyre, duke thënë se portugezi ka nënshkruar kontratë deri në qershor 2026. “AC Milan njofton se Sérgio Paulo Marceneiro da Conceição

Avokati Rrecaj: Kurti po synon me kap gjyqësorin

Avokati Visar Rrecaj ka thënë se kryeministrit siç duket nuk i pëlqen emri dhe figura e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj. Sipas Rrecajt kryeministri në një intervistë nuk ka
ShkoLartë